James Cameron tërhiqet për Avatar 4 dhe 5

Filmi i vitit 2009 “Avatar” arkëtoi rreth 3 miliardë dollarë në të gjithë botën dhe kishte një buxhet prej 250 milionë dollarësh. Regjisori James Cameron theksoi se nuk ka asgjë të sigurt për sa i përket realizimit të “Avatar 4 dhe 5”. Cameron deklaroi se do të ishte një çmenduri që të vazhdohej përpara nëse rezultatet e Box Office nuk do të ishin të kënaqshme.“Le ta themi, nëse ‘Avatar 2’ dhe ‘Avatar 3’ nuk do të arkëtojnë mjaftueshëm, nuk do të realizoj kapitullin e katërt dhe të pestë. Këto tregime janë ndërtuar në një hark të gjatë, por ka ende filma krejtësisht të këndshëm, si p.sh. trilogjia e ‘Lord of the Rings’, ku shkoni dhe mendoni ‘ok’, unë absolutisht duhet të rikthehem vitin e ardhshëm për vazhdimin. Në këtë rast ka funksionuar”, u shpreh Cameron.