James Cameron nis xhirimet e “Avatar 4 dhe 5”

Vitet kalojnë dhe rezultati i punës së James Cameron në vazhdim e “Avatar” nuk ka dalë ende. Pas suksesit të kapitullit të parë, Cameron ka lëvizur në Zelandën e Re për të përgatitur sagën e tij mbresëlënëse. Ka katër filma në përgatitje dhe megjithëse nuk kemi parë as edhe një, raportohet se regjisori është aktualisht i angazhuar në përpunimin e “Avatar 4” dhe “Avatar 5”.

Gjatë një interviste të kohëve të fundit, ylli i “Avatar” Sigourney Weaver ka zbuluar se ajo ka përfunduar tashmë xhirimet e “Avatar 2” dhe “Avatar 3” dhe është e angazhuar tashmë me “Avatar 4” dhe “Avatar 5”.

Me sa dimë, vazhdimi i “Avatar” do të xhirohet me disa nga teknologjitë më të avancuara të kapjes së lëvizjeve, zhvillimi i efekteve speciale që Cameron ka punuar do të jetë i habitshëm. Kur do të vijë në kinema? Për momentin, premiera e “Avatar 2” është vendosur për 18 dhjetor 2020.