Jackie Chan dhe Chris Tucker njoftojnë realizimin e “Rush Hour 4”

Vonoi pak, por “Rush Hour 4” do të ndodhë realisht. Yjet e kësaj sage Jackie Chan dhe Chris Tucker, me anë të një postimi në rrjete sociale, njoftuan se së shpejti do të nisin xhirimet e filmit të shumëpritur.

Tucker dhe Chan do të interpretojnë serish rolet e tyre si James Carter dhe Lee, në një skenar të shkruar nga ai i filmave të mëhershëm Ross LaManna. Tre filmat e parë kanë arkëtuar 849 milionë dollarë.