Jack Black merr më në fund yllin e tij në Hollywood Walk of Fame

Komediani Jack Black ka marrë yllin e tij në Hollywood Walk of Fame të martën.
Ceremonia erdhi tre ditë para se komedia e tij më e re ‘The House With Clock in Its Walls’ të dilte në kinema më 21 shtator.
“E doja një gjë të tillë prej shumë kohësh,”-tha aktori.
Pastaj tha me shaka: “Dhe unë jam këtu për të njoftuar daljen time në pension.”
Black iu bashkua në ceremoni bashkëpunëtori i tij i vjetër, aktori e shkrimtari Mike White.
Aktori është më i njohur për filmat komik dhe është nominuar dy herë për Golden Globe.