Ja si e ka emocionuar Era Istrefi Ledina Çelon (video)

Tashmë e dinë të gjithë se fama e Era Istrefit është përhapur kudo në Europë.

Këtë gjë e dëshmon edhe një video e postuar nga këngëtarja Ledina Çelo, e cila teksa udhëton në rrugët e Gjermanisë, dëgjon këngën “Bon Bon” të Erës, të transmetuar në “Planet Radio”.

Ledina shprehet se është një emocion i veçantë të dëgjosh gjuhën shqipe në një kanal të huaj.

Aq shumë është prekur Ledina, sa nuk është mjaftuar me një video, por ka postuar edhe të dytën para pak minutash, duke dëgjuar të njëjtën këngë.