Ja pse u përlot Stallone në skenë

Sylvester Stallone ka folur rreth humbjes tragjike të djalit të tij Sage. 69-vjeçari, i cili ka fituar çmimin si aktori më i mirë joprotagonist në ceremoninë e “Golden Globe”, ka treguar se si pjesëmarrja e tij në filmin “Creed”, e ka ndihmuar atë të largojë dhimbjen e tij. Sage është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare për shkak të një ataku në zemër në 2012. Ai ishte djali i madh i Sylvester me bashkëshorten e tij të parë, Sasha.