Ja kush do të jetë regjisori i ri i filmit të James Bond

Cary Joji Fukunaga është emëruar regjisori i ri i flimit tjetër të James Bond.
Ai do të zëvëndësojë Danny Boyle, që u largua pasi u fajësua për “dallime krijuese”.
Producentët Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli vlerësuan “shkathtësinë dhe inovacionin” e Fukunagas.
Ai kohët e fundit ka drejtuar komedinë e Netflix, Maniac, me aktorët që shkëlqyen Emma Stone dhe Jonah Hill, dhe si edhe ka qenë regjisor i një sezoni të True Detective.
Puna e Fukunaga në serinë e dramës së krimit të HBO fitoi një Emmy në vitin 2014.
Ai gjithashtu ishte regjizor i “Beasts of No Nation” të 2015, me aktor Idris Elba.
Porducentët e Bond shtuan se Fukunaga eshte nje zgjedhje e shkëlqyer dhe se ishin të kënaqur që do punojnë me të.
David Mackenzie, Yann Demange dhe Joe Wright ishin midis emrave që do merrnin karrigen e regjisorit, ndaj Fukunaga është zgjedhje e papritur.
Xhirimet do të fillojnë në Pinewood Studios më 4 mars dhe filmi do të dalë më 14 shkurt 2020.