Ja kë ka takuar Albëria në SHBA

Këngëtarja nga Kosova Albërie Hadërgjonaj ka postuar një foto ku ndodhet pranë ish-presidentit të SHBA, Bill Klinton.

Ata, sipas atmosferës që shfaqet në foto, kanë qenë në të njëjtin takim në SHBA, ku jeton tashmë këngëtarja shqiptare. Aktiviteti është me komunitetin shqiptar në SHBA.

“Emocion dhe mirënjohje për njerun që e deshti dhe e përkrahu deri në fund luftën ne Kosovë. Faleminderit nga zemra @Bill Clinton”, shkruan Albëria. Bill Klinton ka qenë presidenti i SHBA-së kur ky shtet mori vendimin për ndërhyrjen në Luftën e Kosovës dhe e ka mbështetur këtë vend deri në shpalljen e pavarësisë.