Ja dieta që ndjek Cristiano Ronaldo

Një talent i lindur, shumë përkushtim në stërvitje dhe një stil jete i rregullt, pa asnjë teprim. Është ky sekreti i futbollistit Cristiano Ronaldo, por duket se gjithçka për të fillon në tavolinë.
Kampioni i Juventus ndjek një dietë me shumë proteina shtazore dhe mbi të gjitha pa alkool. Ai konsumon gjashtë vakte në ditë, sidomos me bazë pule dhe peshku.
CR7 i kushton shumë rëndësi çlodhjes dhe kohën e lirë e kalon me familjen dhe miqtë.
Është tabloidi britanik ‘The Sun’, ai që jep detaje nga stili i jetës së portugezit. Dita e tij nis me një mëngjes që ka në bazë proshutë, djathë dhe kos, me shumë pak yndyrë. Më pas konsumon vaktin tjetër që ka për bazë, sallatë dhe pulë.
Më tej vjen vakti i tret i cili konsiston tek peshku, kryesisht ton, me sallatë, vezë, ullinj dhe domate. Edhe darka konsumohet dy herë prej tij, në dy vakte të ndara ku një herë konsumon mish, dhe herën tjetër kallamar, apo peshq të ndryshëm.
Ndërkohë gjatë ditës ai konsumon rregullisht mini vakte, të cilat kanë në bazë frutat e freskëta. Por sekreti i jetëgjatësisë së tij në futboll konsiston tek stërvitja, ku nuk mungon as noti.
Më tej kujdeset maksimalisht për muskujt, nëpërmjet seancave të krioterapisë dhe masazheve. Pikë tjetër kyçe e tij është gjumi, ku fle tetë orë natën dhe me patjetër bën gjumë edhe gjatë ditës.