Ja cili u shapll filmi më i keq i 2015

Ashtu siç e do tradita, 24 orë përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar, në Los Anxheles u dorëzuan “Razzie Awards” apo klasifikimi i filmave më të shëmtuar të vitit 2015.

Në vend të statujës, aktorëve dhe regjisorëve u dhurohet “Mjedra e Artë”.

Më i “vlerësuari” në ndarjen e çmimeve Razzie ishte “Fifty Shades of Grey”, i cili mori pesë “Mjedra të Arta”, si: Filmi më i Keq”, për “Aktorin më të Keq”, Xhemi Dornan për “Aktoren më të keqe”, Dakota Xhonson, për kombimin më të pakuptimtë të dy aktorëve protagonistë, si dhe për skenarin më të dobët.

Si filmi më i keq u bashkërendit edhe “Fantastic Four”.

Pas shumë kandidimesh dhe pa cuar asnjë çmim “Razzie” në shtëpi, këtë herë Silverster Stalone e mori një, për rolin mbështetës në filmin, “Creed”, Të lindur për luftë”, vazhdim i sagës së filmave të Roki Balboas.