Italia përmbytet nga shiu, rrufeja djeg kishën

Italia nuk gjen qetësi. Ndërsa veriu i vendit është i gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit, stuhia me rreshje të dendura ka goditur jugun e vendit.

Në Siçili, Katania rreshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në rrugë por edhe autostrada mes zonës së Sirakuzës dhe Katanias.

Disa rrugë të tjera rrezikojnë të përmbyten, teksa nivelet e disa lumenjve në këtë zonë janë në pikën kritike.

Në Katania, një vetëtimë goditi Kishën e Shën Vitus, duke bërë që të shpërthejë në flakë.