ISUV: Mielli doli i pastër

Kreu i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Ardian Xinxo ka deklaruar se analizat e marra në disa mostra mielli dhe buke në vend nuk kanë gjetur prani të bakterit Bacillus Subtilis, i cili është shkaktar i prishjes së bukës, ndërsa tek konsumatorët sjell çrregullime të traktit tretës.“Janë analizuar 47 mostra të marra në rrethet Durrës, Elbasan, Fier e Gjirokastër. Janë marrë nga eksporti në Itali e Turqi 22 mostra buke dhe 25 mielli. Në mënyrë absolute nuk mund të thuash që askund nuk ekziston rreziku, por, mbështetur në këtë monitorim, rezultati është negativ”, ka deklaruar Xinxo.