“Isle of Dogs” do të hapë Festivalin e Berlinit

Në Berlinale, Wes Anderson është si i “shtëpisë” tashmë, pasi regjisori amerikan ka qenë tre herë pjesëmarrës më parë në vitin 2002 me “I Tenenbaum”, më 2005-n me “Le avventure acquatiche di Steve Zissou” dhe më 2014-n me “Grand Budapest Hotel”, që fitoi edhe çmimin e Madh të Jurisë.Do të jetë pikërisht “Isle of Dogs” i Wes Anderson që do të hapë Festivalin e Filmit në Berlin, në edicionin e tij të 68-të.“Isle of Dogs”  do të jetë filmi i parë i animuar që do të çelë siparin e një festivali të prestigjit të tillë, që premton të “mbërthejë” publikun.Filmi tregon historinë e Atari Kobayashi, një 12-vjeçari që kur të gjithë qentë në qytetin e tij, Megasaki City, janë internuar në një ishull të izoluar. Me ndihmën e disa miqve, vogëlushi do t’i japë jetë një udhëtimi që do t’i ndryshojë të ardhmen një qyteti të tërë.Festivali i Berlinit do të zhvillohet nga 15 deri më 25 shkurt të vitit 2018.