Ish-pornostarja në kërkim të dashurisë: Shet rrobat dhe sendet me vlerë për të mbijetuar

Ish-ylli i pornografisë, Cicciolina po kalon një periudhë shumë të vështirë sa i përket të ardhurave financiare.

Ajo detyrohet që të shesë rrobat e përdorura dhe objektet e cmuara që të fitojë disa para për të mbijetuar.

Cicciolina, emri i vërtetë i të cilës është Ilona Staller, nuk ka sukses as në cështjet e dashurisë. Në një intervistë për Vanity Fair, ajo deklaroi se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale prej vitesh dhe është në kërkim të dashurisë.

“Nuk kam bërë seks për tre vjet, meshkujt shpesh as nuk tentojnë. E bëj me veten në shtëpi, me duart e mia dhe me disa objekte të vogla: me burra, jo. Ata as nuk përpiqen, mendojnë se kush e di se çfarë kam nevojë unë dhe në vend të kësaj unë jam një grua si të gjithë të tjerat. Nuk dua një që të bëjë seks me mua dhe pastaj zhduket. Dua një person serioz, dikush që më do”, rrëfeu Cicciolina.