Ish pjestari i ‘One Direction’ lançon projektin e parë si solist…

Edhe Liam Horan ashtu si Zayn Malik dhe Harry Styles hodhi hapat e parë të karrierës si solist mbrëmjen e kaluar ku lançoi projektin e tij të parë të titulluar “This Toën”.

Irlandezi 23-vjeçar lajmëroi të gjtihë fansat e tij në Intagram dhe Twitter se kënga e tij e re është publikuar në iTunes, Apple Music dhe në ëeb-in zyrëtar të VEVO.

Liam ka nënshkruar një kontratë muzikorë me studion e produksionit “Capital Racords” në Amerikë dhe kjo kënge është prodhim i kësaj studjoje. Në të njëjtën kohë Liam është ndihmuar nga producenti i Adele, Greg Kurstin për krijimin e “This Toën” e cila është pritur me shumë emocion nga fansat.

Gjithashtu Liam ka marrë mbështetjen e ish pjestarëve të grupit ‘One direction’ të cilët janë hedhur në Tëitter duke i uruar shumë suksese mikut të tij njëkohësisht duke u kërkuar fansave të tyre ta mbështesin Horan dhe projektet e ardhshme të tij.