Ish i dashuri i Morena Tarakut bën tatuazh identik si të saj dhe sapo i bëri gjërat lëmsh

Morena Taraku dhe ish i dashuri i saj iranian, Sasha Sobhani i dhanë fund marrëdhënies së tyre vetëm pak kohë pas bërjes publike të saj. Pas ndarjes ata thumbonin njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale duke lënë të kuptohej se marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë. Megjithatë më tej treguan se ndarja nuk i ka lënduar aspak dhe menjëherë nisën të argëtoheshin secili në mënyrën e vetë.

Por sapo të gjithë filluan të mendonin se lidhja kishte marrë fund, veprimi i fundit i Sashës i ka bërë të gjithë lëmsh. Ai ka publikuar një foto ku tregon se ka bërë një tatuazh identik me atë të Morenës. Në secilën nga këmbët ka shkruar “Trust kills”, në shqip “Besimi vret”.

Sasha nuk jep më shumë detaje dhe të gjithë po dyshojmë që ky mesazh i drejtohet Morenës.