Ish e dashura Raffaella Fico në mbrojtje të Ronaldos

Ish e dashura e Cristiano Ronaldos, Raffaella Fico, ka dalë në mbrojtje të portugezit duke thënë se nuk mund të besojë se ai ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një femre. Futbollisti i Juventusit akuzohet nga modelja Kathryn Mayorga se e ka përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

“Kam qenë e dashura e Cristiano Ronaldos për 11 muaj, asokohe ai luante për Manchester United. Njeriu vërtet habitet kur dëgjon për akuza të tilla. Ronaldo është një djalë normal, i qetë dhe gjithmonë ka qenë një xhentëlmen me mua. Ai stërvitej edhe në shtëpi, bënte ushtrime barku pas darke derisa shikonte një film”, ka treguar Rafaella për Rai Radio 1.