Ish e dashura letër Jim Carrey-t: Më njohe me drogën, prostitucionin dhe sëmundjen

Në një shënim të zbuluar së fundmi, i shkruar 2 vite para se t’i jepte fund jetës së saj, ish e dashura e Jim Carrey ka fajsuar aktorin se e ka njohur atë me jetën e çrregullt të seksit, drogës si dhe i ka transmetuar asaj sëmundjet seksuale.

Shënimi është shkruar nga Catriona White më 8 prill 2013, në Ipad-in e saj. Nuk dihet ende nëse ky shkrim i është dërguar Carrey para se ajo t’i jepte fund jetës më 28 shtator 2015. Ajo u nda nga jeta vetëm 2 javë pasi festoi 30-vjetorin e lindjes.

Në atë kohë, ajo ishte ndarë më Carey pasi i kishte treguar atij që kishte marrë përgjigje pozitive për herpes. Ai ishte i bindur se kurrë nuk e kishte patur atë sëmundje dhe se ajo e kishte marrë atë para se të njihej me të.

Në letrën drejtuar Jim, ajo shkruan se i ishte premtuar se do të ishte Jekyll por në fakt ishte Hyde.

“Më transmetove HSV dhe HPV, dua që të më kërkosh falje për këto sepse e di që të intereson. Dua të kuptosh se pavarësisht sa e vogël është një gjë për ty, ajo mund të shkatërrojë jetën e një vajze”.

“Ke bërë gjëra të mira për mua por të qënurit me ty, më ka shkatërruar si person. Para se të takoja ty, mund të mos kisha shumë por kisha respekt për veten dhe isha e lumtur, e doja jetën, kisha besim dhe ndihesha mirë me veten time dhe isha krenare për vendimet që merrja. Kur të takova ty, më prezantove me kokainën, prostitucionin, abuzimin mendor dhe sëmundjet”.

ROZE