Ish e dashura e Cristiano Ronaldos zbulon disa të fshehta të futbollistit

Ish e dashura e Cristiano Ronaldo, Nereida Gallardo ka zbuluar sfondin më pikant në marrëdhëniet midis tyre.

Në një intervistë për Vanity Fair, bomba brune ka zbuluar të fshehta sesi është ylli i Real Madrid në shtrat.

Gallardo është shprehur se fëmija i parë i CR7 nuk ka lindur nga një nënë zëvëndësuese por ka ardhur për shkak të pakudesisë së tij.

“Ai nuk pëlqen të përdorë prezervativë, prandaj nuk mendoj se fëmijë i tij i parë është rezultat i një nëne surrogate, por fryt i pakujdesisë me një kamariere.”

Ndërsa pyetjes nëse Cristiano është gay, ajo iu është përgjigjur: “A është ai homoseksual? Kur ishte me mua jo, unë mund ta siguroj këtë.”

Cristiano Ronaldo është baba i 4 fëmijëve dhe është në një marrëdhënie me modelen Georgina Rodriguez.