Ish e dashura: Pitt nuk abuzonte kurrë, por Angelina mund ta ketë shtyrë

Ish e dashura e Brad Pitt, Elizabeth Daily, ka hedhur ujë të ftohtë mbi supozimet se aktori mund të ketë ushtruar dhunë ndaj djalit të tij Maddox gjatë një debati të nxehtë me bashkëshorten Angelina Jolie në avionin privat. Teksa ka folur për Daily Mail, 55 vjeçarja e ka përshkruar yllin e Hollywood si një person “shumë të qetë” dhe “të sjellshëm”, i cili asnjëherë nuk kishte shfaqur shenja dhune apo “xhindosjeje” me të. Elizabeth kishte një lidhje romantike në vitin 1989 kur aktori ishte duke ndërtuar një karrierë në Hollywood, por më pas qëndruan miq. Ajo gjithashtu beson se është e mundur që Angelina ta ketë shtyrë Brad të humbasë kontrollin. “Çdokush mund të acarohet, sidomos kur je i stresuar” ka thënë Elizabeth.