Ish-bashkëshorti i Monica Belluccit bëhet baba për herë të tretë

Aktori i njohur francez Vincent Cassel është bërë baba për herë të tretë me bashkëshorten e tij 21-vjeçare Tina Kunakey.
Aktori 52-vjeçar ka publikuar në Instagramin e tij këtë lajm duke ndarë gjithashtu edhe emrin e të voglës për ndjekësit e tij, i cili është Amazonie.
Ajo është vajza e tretë për aktorin pas dy vajzave që ka me ish-bashkëshorten aktoren Monica Bellucci.
Pas vetëm 4 muaj martese me Kunakey, ata bënë të ditur se ajo ishte në pritje të ëmbël.
Me aktoren e njohur Bellucci, Caseel është ndarë në vitin 2013