Ish-bashkëshorti e quante të shëndoshë dhe aseksuale, Hueyda gjen dashurinë pas ndarjes

Hueyda El Sayed ka qenë gjithnjë e hapur me publikun dhe fansat e saj për të rrëfyer detaje nga jeta private.
Vetëm pak javë më parë ajo publikoi një foto me të dashurin e ri Tier, duke na treguar se ka gjetur sërish dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti.
Për historinë e dashurisë së saj ka folur sot te Rudina, Olti Curri, sipas të cilit, Hueyda El Sayed është një nga personazhet më fantastikë që flet pa filtra.

“Hueyda edhe para se të ikte, ishte nga ato personazhe që mbushte kopertinën në moment të fundit. Ajo nuk është pa filtra, di ta ruajë jetën private dhe është shumë e zgjuar në këtë drejtim. Megjithatë, di të luajë shumë mirë. i dashuri i saj është drejtor i Institutit Financiar në Luksemburg dhe janë njohur përmes shoqërisë së përbashkët.”
Olti tha se dyshja ishin njohur prej 5 vitesh dhe se Tier e dashuronte Hyeyda-n gjatë gjithë këtyre viteve.
“Kur është ndarë nga bashkëshorti e takoi si mik Tier dhe ai pyeti pse u ndatë. Hueyda i kishte thënë se arriti deri në atë pikë sa bashkëshorti e quante aseksuale, përtace a të shëndoshë. Duke i thënë gjëra të tilla, Tier I kishte thënë se e dashuronte prej 5 vitesh.”- tregoi Olti.