Isaac Carew përfundon në spital pas ndarjes nga Dua Lipa

Raportohet se këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes me Isaac Carew.
Menjëherë pas publikimit të lajmit në mediat rozë, shefi kuzhinës dhe modeli i famshëm publikoi foto nga spitali.
Duket se Carew po e përjeton shumë keq ndarjen dhe këtë mundohet ta tregojë në çdo postim të tijin në Instagram.
Dhe Isaac tregoi se përfundoi në spital pas ndarjes.
Shefi kuzhinës e hoqi nga Instagram Duan mbrëmjen e së martës. 23-vjeçarja u lidh me Isaac në vitin 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vite e gjysmë deri në fillim të vitit 2017.
Por këngëtarja u rikthye sërish me 33-vjeçarin në janar të vitit 2018 pas ndarjes nga këngëtari Paul Klein.
“Dua dhe Isaac janë munduar shumë për të gjetur kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit pasi u kthyen së bashku. Por Lipa po nxjerr muzikë të re dhe gjërat për të dy janë bërë të vështira. Ishte një vendim i vështirë por ata nuk arritën ti bënin gjërat të funksiononin,”-tha një burim për The Sun.