Irlandë, ulje emergjente e avionit. 16 persona përfundojnë në spital

Një avion që kishte ndërmarrë një fluturim transatlantik nga Shtetet e Bashkuara për në Britani, ka bërë një ulje emergjence në Aeroportin “Shannon” të Irlandës për shkak të turbulencave në ajër, gjë që ka shkaktuar edhe 16 të plagosur.
Ndër to, 14 janë pasagjerë dhe dy pjesëtarë ekuipazhi, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, në ngjarjen e ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit.
Fluturimi i “United Airlines” ishte nisur nga Hjustoni i Teksasit me destinacion Aeroportin “Heathrow” të Londrës. Por, turbulencat gjatë fluturimit bënë që linja ajrore të ndalonte fillimisht në Irlandë.
“Avioni devijoi kursin e tij për në Aeroportin ‘Shannon’ në Irlandë, ku është pritur nga një personel mjekësor”, thuhet në deklaratën e kompanisë. Pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit të plagosur janë dërguar në spitalin e Limerickut.

Përgatiti:/E.C/