Irlanda Baldwin bëri publike betejat e saj të kaluara me anoreksinë

Të enjten në një seri fotosh të ndara në Storie-t e saj në Instagram modelja zbuloi se ajo ka luftuar me çrregullimet e ngrënies. Ajoshkruajti përkrah një fotografie të saj, “Anorexia throwback.”

Modelja shpjegoi se si ajo ‘hante një vakt dhe i duhej të vraponte në banjën më të afërt ose të vraponte derisa nuk mund të ndjente këmbët afër shtrati’.

Baldwin tha se këto zakone u nxitën nga komentet negative në mediat sociale. Ajo tha, “Sa herë që dikush më thoshte se isha shumë e gjatë ose shumë e shëndoshë për të bërë modelen apo aktoren, më shkaktonte vetëm dhimbje dhe shkatërrim që nuk ja vlente për asgjë. Më mori një kohë të gjatë për të gjetur dashurinë dhe pranimin e vetes.”