Irina Shayk e nis 2020 me det, shijon pushimet në Kosta Rikë

Modelja e famshme ruse, Irina Shayk, filloi pushimet e saj të para për vitin 2020, dhe zgjodhi një destinacion tropikal për t’u çlodhur.

Ajo ndau disa fotografi me bikini në internet duke shijuar plazhet e Kosta Rikës.Fotografia e parë që Shayk e ndau nga pushimet e saj tropikale në Instagram ishte katër ditë më parë, teksa e përshkroi atë si ditën e parë të udhëtimit. Fotografia në fjalë tregon se ajo ka veshur një bikini rozë dhe kapelë me ngjyra krem, teksa zbuloi se ishte duke pushuar në Four Season Resort në Kosta Rika.

Përveç plazheve në Kosta Rika, Shayk dhe miqtë e saj shijuan gjithashtu disa nga ujëvarat e bukura atje. Poza më e fundit e udhëtimit që ajo ndau në rrjete sociale, e shfaq atë me bikini neoni, duke qëndruar në ujë para një ujvare.