Investimi i OSHEE në Durrës, Çela: Në 2017 nuk do ketë probleme në gjithë qarku

Brenda vitit 2017 i gjithë rajoni i Durrësit pritet të mos ketë më probleme në furnizimin me energji elektrike. Deklarata u bë nga kreu i OSHEE-së Ardian Çela gjatë inspektimit të përfundimit të investimit prej 1.5 milionë eurosh për ndërtimin e 5 fiderave të rinj në nënstacionin elektrik të Spitallës. “Përfundoi investimi 1.5 milion euro për ndërtimin e 5 fiderave dhe me to qyteti i Durrësit do të ketë cilësi më të mirë furnizimi dhe më pak defekte në rrjet. Qytetit të Durrësit nuk do t’i mungojë më energjia elektrike”, shprehet Ardian Çela, drejtor i OSHEE.