Industrinë e modës në krizë, Zac Posen mbyll markën e tij

Një lajm i trishtë vjen nga Zac Posen dhe të gjithë adhuruesit e shtëpisë së tij të modës “House of Z”.
Stilisti i famshëm do të mbyllë përgjithmonë biznesin e tij pasi nuk arriti të gjejë një bashkëpronar madje nuk mundi as ta shesë atë ashtu siç bëri “Versace” pak kohë më parë.
Posen ka veshur disa nga personazhet më në zë të industrisë së muzikës dhe Hollywood si; Claire Danes, Beyonce, Natalie Portman, Michelle Obama, Jennifer Lopez e shumë të tjerë që shprehën keqardhjen e tyre në rrjetet sociale.
Kjo është një periudhë shumë e vështirë për stilistin i cili nuk mundi të vazhdoje me në industrinë e modës. Zac ka falenderuar 60 punonjësit e tij për punën e palodhshme dhe përkushtimin që treguan ndër vite.
Karriera e Zac Posen ka nisur në fillimin e viteve ’00 si pjesëtari i jurisë së “Project Runway”. Gjatë karrierës së tij ai ka realizuar projekte të rëndësishme si ridizenjimi i uniformave për 64.000 punëtorë të “Delta Airline” dhe stilimin e fustanit të dasmës së dytë princeshë Euginia në vitin 2018.