Ilir Daja, trajneri i ri i Tiranës

Ilir Daja është zyrtarisht trajner i Tiranës. Mesditën e së mërkurës është arritur marrëveshja dhe drejtuesit bardheblu kanë bërë prezantimin në zyrat e klubit, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.Palët kishin arritur akordin paraprak në aspektin ekonomik, duke mbyllur dhe detajet juridike, por ajo që nuk lejonte finalizimin e kësaj marëveshjeje ishin kërkesat e Dajës, mes të tjerave për të nisur edhe një projekt afatgjatë.