Ilary Blasi sherr live për fotot e tradhtisë së Tottit: “Isha shtatzënë!”

Dukej një tentativë për t’u pajtuar, por në fakt përballja mes moderatores Ilary Blasi dhe Fabrizio Corona-s në “Big Brother Vip”, përfundoi në një përplasje plot akuza në transmetim direkt.
Teksa po diskutonin, Ilary përmendi atë që i kishte bërë Corona 13 vite më parë.
Në atë kohë moderatorja ishte shtatzënë dhe Corona publikoi fotot që tregonin tradhtinë e bashkëshortit të saj të ardhshëm Francesco Totti-t, pak ditë para dasmës.
“E bëre në një moment që unë isha gati për t’u martuar dhe shtatzënë me fëmijën tim të parë”, thotë ajo.
“Ne kemi ecur para, je ti ai i cili ke mbetur prapa. E gjithë Italia e ka kuptuar se ti përhap lajme të pavërteta. Nuk e ha unë këtë. Ti duhet të mbash përgjegjësi për atë që thua, nuk mund të vish këtu dhe të bësh show. Mirupafshim Fabrizio dhe gjithë të mirat”, e mbylli fjalën Ilary duke u hakmarrë kështu ndaj Corona-s.