Ilary Blasi: Çfarë më kërkoi Francesco Totti kur e njoha

Është e bindur që burri i saj, Francesco Totti nuk e ka tradhëtuar, pavarësisht deklaratave të Fabrizio Coronës. Ilary Blasi, në një intervistë për Corriere della Sera ka folur edhe për familjen e saj, duke zbuluar edhe sekretin që e ka mbajtur bashkë në një kohë kaq të gjatë.

“Është çështja të ngecësh në jetën monotone, të zgjohesh herët dhe në darkë të mbledhësh të gjitha tavolinën bashkë, gjithmonë”, tha ajo.

Ajo zbulon edhe si u dashurua me burrin e saj dhe për momentin që ai i kërkoi të braktiste punën.

“Në fillim më ka thënë: “Kur të martohemi, lëre punën dhe dedikohu vetëm familjes”. E pashë në sy dhe i shpjegova se do vazhdoj punën. mbase kishte pak xhelozi. Më kuptoi që e kisha prioritet dhe më la ta bëj”, tha ajo.

Gjatë viteve u bë një simbol i familjes italiane që i reziston kohës. Futbollisti dhe moderatorja u njohën në Romë, gjatë periudhës së Krishtlindjeve, falë motrës së saj, e cila e njihte Tottin.