I vjedhin 3000 euro dhe 2 telefona Elvana Gjates

Pas vjedhjes  pak kohëve më parë, kur katër adoleshentë morën nën kontroll jetën virtuale të Elvana Gjatës, duke iu futur në materialet personale në telefon, përmes emailit, një ngjarje e mbajtur e fshehtë nga policia është zbardhur tashmë. Bëhet fjalë për një tjetër vjedhje ndodhur në muajin qershor, ku një shtetas, i cili tashmë është dënuar, i ka vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh dhe dy aparatë celularë. Vjedhja është zbuluar së fundi, për shkak të dënimit që gjykata e Tiranës i dha grabitësit Ervin Tahiri. Në kallëzimin e saj bërë në polici, Elvana Gjata ka pohuar ngjarjen qe i ka ndodhur ndersa policia ka gjetur në banesën e tij 1220 euro dhe portofoli i Elvana Gjatës”. Brenda portofolit u gjetën edhe leja e drejtimit në emër të këngëtares si dhe karta e kreditit.