I ofrohen miliona dollarë për një reklamë ku duhet të përtypet, Robert De Niro thyen dhëmbin pak orë para xhirimeve

Një histori qesharake dhe njëkohësisht ironike i ka ndodhur aktorit të famshëm Robert De Niro ditën e kaluar. Teksa i’u ofrua të bëhej pjesë e një reklame ku duhet të përtypë një fetë buke, aktori theu dhëmbin pak orë para së të shfaqej në setin e xhirimeve.

Kompania e bukës ‘Warburton’ është një ndër më të famshmet në Shtetet e Bashkuara dhe çdo vit përzgjedh një personazh të famshëm për të reklamuar produktet e tyre. I përzgjedhur merr miliona dollarë për një reklamë të vetme dhe mjafton që të përtypë një produkt që në këtë rast ishte thjesht një fetë buke.

Vitin e kaluar imazhi i ‘Warburtons’ ishte Sylvester Stallone ndërsa këtë vit ky nder i’u ofrua Robert De Niro. Pak orë para se të shfaqej në setin e xhirimeve në Los Angeles, 75-vjeçari thyen dhëmbin e tij dhe është dërguar menjëherë tek dentisti më i afërt për ta rregulluar para xhirimit të reklamës. Ironia qëndron tek fakti se humbi dhëmbin duke përtypur një tost që të bënte prova për reklamën.

Kjo histori qesharake e aktorit ka bërë xhiron e internetit dhe vetë atij ende nuk i besohet që i ndodhi ky incident.