“I fejuari më tradhtoi me Ariana Grande”

Naya Rivera ka treguar se ajo mësoi nga interneti se ish i fejuari i saj, Big Sean, kishte anuluar martesën. Dhe përveç anulimit të martesës, më e keqja ishte se ajo e kapi Big Sean vetëm në shtëpi me të dashurën e tij të ardhshme, Ariana Grande.

Teksa ka folur për autobiografinë e saj të fundit “Sorry Not Sorry”, ajo ka zbuluar: “Ne kishim 5 ditë që ziheshim ndërkohë që ai ishte duke udhëtuar dhe ditën që u kthye në Los Angeles, më tha se nuk donte të më shihte më”. Ylli i “Glee” ka shtuar se duke qënë se kishte një kopje të çelësit të shtëpisë së ish të fejuarit të saj, shkoi atje ku zbuloi se ai ishte me Ariana Grande.

“Mesova se nuk do të martoheshim nga interneti, në njëjtën kohë që e gjithë bota e mori vesh. Jo vetëm që nuk do martoheshim por që nuk ishim më bashkë”, tregon më tej Rivera. Naya ishte në një lidhje me reperin nga marsi 2013 deri në prill 2014.