I dashuri i Nicki Minaj sërish në polici

I dashuri i Nicki Minaj është përfshirë në disa probleme të tjera. Ai është kapur duke drejtuar motorin pa patentë.

Sipas dokumenteve, të siguruara nga TMZ, Kenneth Petty u shpall fajtor dhe duhet të paguajë 88 dollarë gjobë.

Një oficer e pa duke shkelur shenjën e qarkullimit rrugor rreth orës 1:30 të mëngjesit me 13 shtator 2018.

Kur u ndalua nga policia, ai ishte pa patentë pasi ia kishin pezulluar.

Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me probleme ligjore. Para shumë vitesh, ai u dënua për kërcënime dhe vrasje.