Humbi betejën me kancerin, Zidane me mesazh pikëllues për vëllain e tij

Zinedine Zidane po kalon momente pikëlluese në këto ditë, pasi vëllai i tij, Farid, ndërroi jetë pak ditë më parë. Trajneri francez u largua nga kampi stërvitor ku po qëndron Real Madrid për shkak se vëllai i tij ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare.Zizu ka postuar një mesazh pikëllues në llogarinë e tij në Instagram për vëllain e tij: “Vëllai im i madh, Farid. Ti gjithmonë më ke treguar rrugën e duhur. Ishe gjithmonë i guximshëm. Ti i doje të gjithë dhe të gjithë të donin ty! Jam shumë krenar për ty. Do jesh gjithmonë në zemrën time”, shkroi ai.