Humbi 8 fëmijët e saj, rrëfimi i gruas: Lady Diana më shpëtoi

Një grua, e cila humbi tetë fëmijët e saj pas lindjes, tregon pas 22 vitesh se ishte princesha Diana e Anglisë, ajo që e shpëtoi nga vetëvrasja dhe depresioni.
Mandy Allwood, aktualisht 53 vjeçe, tregon se përqafimet e Lady Dianës, ishin ngushëllimi më i madh, teksa po luftonte dhimbjen, si pasojë e humbjes së tetë fëmijëve direkt pas lindjes.
Gruaja e cila ishte bërë e famshme në të gjithë botën pasi mbeti shtatzënë me tetë fëmijë njëherësh në vitin 1996 pas një trajtimi për fertilitetin, solli në jetë gjashtë djem dhe dy vajza, të cilët vdiqën pas pak javësh.
Kështu Mandy përfundoi në depresion, dhe me rastin e 22 vjetorit të vdekjes së tyre, tregoi për ‘Mirror’ historinë e jetës së saj. Ajo tregon se princesha Diana e kontaktoi pesë javë pas ngjarjes së rëndë, duke e ftuar për drekë.
“Më përqafo dhe më ofroi mbështetje, madje më tha se i pëlqente fustani im. Diana më tregoi se edhe ajo kishte vuajtur nga depresioni”, tregon gruaja.
Takimet mes tyre vijuan deri një vit pas vdekjes së Lady Dianës. Ndërkohë ajo kujton se si folën për depresionin dh krizat e panikut, duke ndarë përjetime të ngjashme.
Ajo veçon fjalët e Dianës, ku për ta ngushëlluar i tha, “Nuk do i harrosh kurrë fëmijët e tu, por nuk mund të ndryshosh dot asgjë. Do kesh gjithmonë me vete kujtimet dhe do e kalosh”.