Hopman Cup/ Serena Williams përballë Roger Federer

Dy yjet e tenisit botërorë, Serena Williams dhe Roger Federer do të ndeshen shumë shpejt me njëri-tjetrin me raketat në dorë. 37 vjeçarja amerikane dhe zviceriani do të ndeshen në sezonin 2019 të Hopman Cup në dyshet e përziera që do të luhen mes datave 11 dhe 27 janar.

Williams do të rikthehet në këtë kompeticion pas disfatës që pësoi në US Open me japonezen Naomi Osaka që mori jo pak vëmendjen për shkak të konfliktit që shpërtheu mes Williams dhe gjyqtarit të takimit dhe trajnerin e saj.

Amerikania do të ketë partner në këtë përballje Frances Tiafoe, fitues i turneve Grand Slam në 20 raste ndërkohë nga ana tjetër Federer do të luaj me patrioten e tij, Belinda Bencic. SHBA dhe Zvicra do të përballen në grupin B ku ndodhen edhe Anglia e Greqia.

Kujtojmë që Williams rikthehet në këtë kompeticion pas një viti mungese për shkak se 37 vjeçarja kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Group A

Francë- Lucas Pouille and Alize Cornet

Spanjë- David Ferrer and Garbine Muguruza

Germani- Alexander Zverev and Angelique Kerber

Australia – Matt Ebden and Ashleigh Barty

Group B

Angli- Cameron Norrie and Katie Boulter

Greqi – Stefanos Tsitsipas and Maria Sakkari

Zvicer – Roger Federer and Belinda Bencic

SHBA- Frances Tiafoe and Serena Williams