“Hitman’s Bodyguard 2” ribashkon Samuel L. Jackson dhe Ryan Reynolds

Filmi “The Hitman’s Bodyguard 2”, i cili do të titullohet “The Hitman’s Wife’s Bodyguard”, do të ribashkojë zyrtarisht Samuel L. Jackson, Ryan Reynolds, dhe Salma Hayek.

Ryan Reynolds është Michael Bryce, i cili ka hequr dorë nga dhuna, por jeta e tij ndryshon përsëri kur Samuel L. Jackson rikthehet si Kincaid përkrahë gruas se tij Sonia, e interpretuar nga Salma Hayek. Ata e bindin atë që të nisë një mision në brigjet e Amalfit në Itali, duke u përpjekur që të shpëtojë Europën. Xhirimet do të nisin në mars të vitit 2019.