Historike! Perandori Akihito i Japonisë, heq dorë nga froni

Data 30 prill e vitit 2019, është një ditë historike për Japoninë! Perandori Akihito hoqi dorë nga froni, për herë të parë në perandorinë japoneze, prej 200 vitesh.

Rituali i tërheqjes u përmbyll këtë të hënë, me një ceremoni zyrtare në Tokio, ku u bë edhe kalimi i fronit te princi Naruhito, duke nisur kështu periudhën “Reiwa”.

“Falenderoj popullin japonez për mbështetjen. Uroj që periudha e re të jetë e qëndrueshme dhe të sjellë vetëm lajme të mira”, tha sovrani 85-vjeçar, në fjalimin e fundit nga pallati perandorak.

Para mesazhit të tij, Kryeministri japonez, Shinzo Abe, falenderoi perandorin për udhëheqjen e tij.

Pas tërheqjes, Akihito, merr zyrtarisht emrin e epokës kur mori fronin në vitin 1989 “Heisei” ose “paqja u arrit”. Duke nisur nga 1 maji ai do të marrë edhe titullin Daij? Tenn?, “perandor emerit”, shkruan noa.al.

Perandoria e Akihito do të marrë fund mesnatën mes 30 prillit dhe 1 majit, duke u hapur rrugën erës “Reuiëa) (rregull dhe harmoni), ndonëse ceremonia u mbajt të hënën.

Familja perandorake japoneze, është monarkia antike më e vjetër e trashëgueshme në botë, pa pësuar ndërprerje, duke nisur që nga viti 660 para lindjes së Krishtit.

Nga ceremonia e lënies së fronit u publikuan vetëm pak imazhe nga agjencia perandorake.