Historike, Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në PE

Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare e zgjedhur në Parlamentin Europian.

Deputetja që përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian, është mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares së njohur Musine Kokalari.

“Para disa minutave u publikuan rezultatet pleliminare të zgjedhjeve në Suedi për Parlamentin Europian.

Arba Kokallari pas një fushate fantastike pushtoi Suedinë.

Ajo tani ka siguruar një vend në Parlamentin Europian duke u bërë deputetja e parë me rrënjë shqiptare sipas rezultateve preliminare.

Partia e Arbës ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat ju garanton 4 deputetë. Arba Kokalari u lind në Tiranë me 27 nëntor 1986.

Ajo ishte mjafte aktive në Partine Moderate ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit.