Hilary Duff bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë vajzën

Aktorja e famshme Hilary Duff dhe Matthew Koma janë bërë prindër të një vajze.

Ish ylli i ‘Lizzie McGuire’ solli në jetë fëmijën e dytë më 25 tetor dhe njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram të hënën.

31-vjeçarja ka pagëzuar të porsalindurën me emrin Banks Violet Blair .

Ajo publikoi një foto me bashkëshortin duke mbajtur vogëlushen në krahë.

“Banks Violet Blair ka ‘rrëmbyer’ plotësisht zemrat tona. Ajo iu bashkua botës sonë në shtëpi të enjten pasdite dhe është një magji absolute,”-shkruan aktorja.

Deklarata e saj se foshnja u bashkua me ‘botën e tyre në shtëpi’ ka nezur polemikat midis fansave se Banks ka lindur në shtëpi.

Hilary ka edhe një djalë 6 vjeç, Luca, me ish-bashkëshortin Mike Comrie.