Hilaria Baldwin humb fëmijën e pestë: Zemra pushoi

Gjatë ditëve të fundit, Hilara Baldwin tha se ishte në pritje të fëmijës së saj të pestë dhe shprehur shqetësimin me fansat e mund të humbiste fëmijën.

Dhe frika e saj më e madhe ndodhi.

Ajo e humbi foshnjën. Hilara zbuloi lajmin e hidhur në një postim në Instagram.

“Sot nuk kishte më rrahje zemre, kështu që mbaroi,”-tha Baldwin për foshnjën.

Por ka kaq shumë rrahje zemre të forta dhe të mahnitshme këtu. Jam e rrethuar me shumë dashuri dhe ndihem me fat,”-shtoi ajo, ndërsa publikoi një foto të vetes me bashkëshortin Alec Baldwin dhe katër fëmijët e tyre.

Ndërsa falënderoi fansat që e mbështetën dhe ndanë me të historitë e tyre personale.

“Ne jemi më të fortë së bashku,”-tha Hilara.