Hidhet shorti për Europa League, buzëqesh Inter, ja të gjitha çiftet

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcakuar përballjet në raundin e parë me eliminim direkt në Ligën e Europës. Mund të buzëqeshë Inter.
Skuadra zikaltër do të luajë kundër bullgarëve të Ludogorets. Gjithsesi nuk mungojnë edhe sfidat e mëdha siç janë ato Olympiacos-Arsenal, Shakhtar Doneck-Benfica apo Porto-Bayer Leverkusen.
Lidhur me rregulloren e shortit të Ligës së Europës, goglat nuk do të lejojnë që të përballen dy skuadra që kanë qenë nga i njëjti grup, por në të njëjtën kohë edhe dy skuadra nga i njëjti shtet. Ndërkohë, për sa u përket vazove, ekipet do të jenë të shpërndara në dy të tilla.

Ja çiftet e 1/16-ave:

1.Ulvërhempton- Espanjol

2.Sportingu i Lisbonës-Bashakshehir

3.Getafe-Ajaks

4.Leverkuzen- Porto

5.Kopenhagen-Selltik

6.APOEL- Bazel

7.Kluzh-Sevija

8.Olimpiakos- Arsenal

9.Alkmar- Lask Linz

10.Klub Bryzh- Mançester Junajtid

11.Ludogorets- Inter

12.Frankfurt- Salcburg

13.Shaktjor- Benfika

14.Volfsburg- Malmo

15.Roma- Gent

16.Rejnxhers- Braga.