Hetimet e policisë: Shpërthimi tek “Don Bosko”, i paralajmëruar

Pas shpërthimit të së dielës, ku mbetën të plagosur 18 persona, Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet nën dyshimin se pronari i pastiçerisë nga ku u konstatua vatra e ngjarjes ka shkelur rregullat e sigurimit teknik, me pasojë rrezikimin e jetës së banorëve.Burimet thanë se aktualisht pritet që akt-ekspertimi i policisë shkencore të vërtetojë dyshimet se si është provokuar shpërthimi i bombolës së gazit në rrugën “Don Bosko”, ndërkohë që në bazë të dëshmive të marra nga prokurorja e çështjes, Afërdita Ndoji, rezulton se pronari i pastiçerisë, Abdullah Dervishi, ka tentuar të rregullojë valvulën, çka ka sjellë edhe rrjedhjen e gazit. Më tej, situata ka dalë jashtë kontrollit.