“Havana” mund “Hello”, Camila ia kalon dhe Adele

Camila Cabello është mbretëresha e re e muzikës! “Havana” është bërë kënga më e dëgjuar online e të gjitha kohërave nga një artiste femër, me 3.4 miliardë klikime, duke ia kaluar edhe “Hello” të Adele, që ka rreth 3.36 miliardë.
Camila është nominuar për dy çmime në “Grammy Awards”, ceremonia e të cilit zhvillohet më 10 shkurt, në kategorinë “Performanca më e mirë pop solo” dhe si “Albumin pop me vokalin më të mirë”, për albumin debutues “Camila”.
Ndërsa në “MTV EMA”, Camila mori dy trofe të rëndësishëm, “Videoja e vitit”, për “Havana”, dhe “Artistja e vitit”.