Harry vazhdon me detyrimet mbretërore

Princi Harry është shfaqur më në fund në publik, që prej lajmit se ai dhe Megan u tërhoqën nga titujt mbretërorë. Ai u takua me fëmijët në Buckingham Palace përpara kompeticionit botëror Rugby, ndërsa Megan dhe djali i tyre ndodhen në Kanada.

Çifti mbretëror Meghan Markle dhe Princi Harry vazhdojnë të jenë në vemendjen e mediave, tani më shumë se asnjëherë.

Pas njoftimit për tërheqjen nga detyrat mbretërore, Princi Harry ka dalë për herë të parë në një event publik.

Ai është takuar paraditen e kësaj të enjteje me lojtarët rugby. Princi u shfaq i qeshur dhe u takua me fëmijët në Buckingham Palace përpara kompeticionit botëror Rugby.

Ndërkohë, Megan dhe djali i tyre Archie janë në Kanada, ndërsa Harry do të qëndrojë në Britani për takimet e javës së ardhshme.

Javën e kaluar, Harry, 35 vjeç, dhe ish-aktorja Meghan, 38 vjeç, shkaktuan një krizë në monarkinë britanike, duke njoftuar se donin të tërhiqeshin nga detyrat e tyre mbretërore dhe të kalonin më shumë kohë në Amerikën e Veriut.

Njoftimi zuri në befasi pjesën tjetër të familjes mbretërore, duke lënë të zhgënjyer mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Ndërkohë, pas samitit familjar të së hënës në Sandringham, ku ishin të pranishëm Elizabeta e II, Harry, vëllai i tij i madh Princi William dhe babai i tij, trashëgimtari i fronit britanik, Princi Charles, u ra dakord që çifti të ndante kohën e tyre midis Britanisë dhe Kanadasë.