“Harry Potter”, Tom Felton e Rupert Grint gati të rikthehen

Ish-aktorët e “Harry Potter”, Tom Felton e Rupert Grint, do të riktheheshin me dëshirë nëse realizohet një ribërje e filmit, edhe në rolin e baballarëve të personazheve të tyre.
Gjatë një interviste për inaugurimin e atraksionit “Hagrid’s Magical Creatures Motorbike Adventure”, në “Universal Studios”, Felton e Grint folën për eksperiencën e tyre në film.
Interpretuesit e Draco Malfoy dhe Ron Weasley nuk u shprehën entuziastë për të luajtur rolin e tyre por më të rritur. Do të dëshironin më shumë të përfaqësonin karakterin e baballarëve në film, Lucius Malfoy e Arthur Weasley.