Harry përfundon në klinikën psikiatrike

Sipas revistës “Globe”, Princ Harry është pranuar në një klinikë psikiatrike në Kaliforni për çrregullim të stresit post-traumatik.

Ai ka pësuar një krizë nervore nga vdekja e nenës së tij, Princeshë Diana, e cila humbi jetën në një aksident me makinë. Rapotohet se dhimbjen ai e ka mbajtur përbrenda që nga viti 1997.

Për të mos mjaftuar jo, gjendja e tensionuar në familjen mbretërore ka ndikuar shumë tek ai.

Largimi i tij dhe i Meghan Markle nga familja mbretërore i dhanë atij goditjen finale.

Ishte vetë Harry që pranoi në një moment se nuk donte që me Meghan të ndodhte njësoj si me nënën e tij.

Me dëshirën e tyre, ata humbën statusin mbretëror dhe tashmë kanë nisur jetën e re në SHBA dhe mesa duket nuk qenka aspak e lehtë për të.