Harper dizenjon tatuazhin e rradhës të Beckham

Ai i preferon shumë tatuazhet, të cilët kanë një kuptim të veçantë për të dhe tatuazhi i fundit i bërë në trupin e David Beckham ka një kuptim të veçante, pasi jo vetëm i është dedikuar vajzës së tij, por edhe është dizenjuar nga vetë ajo. Victoria e ka publikuar fotografinë e tatuazhit të fundit të David në llogarinë e saj të “Instagram”-it, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Harper është një artiste e vërtetë”.